close
Sport

 VOLEJBOLL: FITOJNË UNIVERSITETI I TETOVËS DHE LIRIA

KV Liria

Kampionati republikan i volejbollit ka vazhduar me ndeshjet e javës së gjashtë në kategorinë e meshkujve dhe ato të javës së nëntë në katgorinë e vajzave. Dy skuadrat tetovare Universiteti i Tetovës dhe Liria kanë shënuar fitore në përballjet me Borecin gjegjësisht Dibra Volejn me rezultatin maksimal 3-0, ndërsa ekipi i Shkëndijës ka pësuar disfatë kundër UGD Studenti para tifozëve të vetë 0-3.

Ndërsa ndeshja derbi e kësaj jave mes dy skuadrave pretendente për titullin e kampionit Vardari – Xhio Strumica luhet të hënë me fillim në orën 17:30. Vesna Probishtip ishte e lirë. Pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara tabelën e kryeson Vardari me 18 pikë, para Xhio Strumica dhe Liria që kanë nga 14 pikë.

Në kategorinë e vajzave u zhvilluan ndeshjet e javës së nëntë. Ekipet vendase kanë shënuar tre fitore po aq sa kanë fituar edhe ato mysafire. Rezulatet: UGD Studeni – Universiteti i Tetovës 3-0, Bamikori – Makedonija Maks 0-3, Janta Volej – Uskana 3-2, Vikotori Volej – Vardari Vajzat 0-3, Nakovski Volej – Rabotniçki Shkup 0-3, Strumica Vajzat – Pelisteri Volej 3-0. Tabelën e kryesojnë Rabotniçki Shkup, Vardari Vajzat dhe Nakovski Volej me nga 24 pikë. /Shaban Sinani/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia