close
Sport

VOLEJBOLL: FITORE E PARË E UNIVERSITETIT TË TETOVËS

kv ut1

KV Uskana humbi edhe në ndeshjen e katërt


Kampionati republikan i volejbollit  në kategorinë e femrave  ka  vazhduar mbrëmë me ndeshjet e javës së katërtë . Strudentet e Universitetit të Tetovës mbrëmë me një lojë të mirë shënuan  fitoren e parë  në këtë  pjesë të kampionatit, duke e mundur  ekipin  eUGD  Studenti  nga  Shtipi me  rezultatin 3-1 në sete 25:21, 13:25, 25:14 dhe 25:19.  Në bazë rezultateve në sete vajzat që drejtohen nga  trajnerja Laureta Abazi dominuan në tre sete, ndërsa mysafiret luajtën mirë vetëm në setin e dytë të cilën e fituan bindshëm.

Ekipi debutues në këtë kampionat Uskana e Kërçovës edhe në ndeshjen e katërt pësoi disfatë, kësaj radhe para tifozëve të vetë kundër ekipit Janta Volej me rezultatin 0-3  në sete 8-25, 12:25  dhe 14:25.. Fitore  në  cilësinë e vendasit  ka shënuar Pelisteri Volej  në përballjen me  Bamikorin  3-1 në sete, ndërsa  Nakovski  volej   dhe  Rabotniçki Shkup  kanë shënuar  fitore  në transfertë  kunërs  Makedonija Maksit gjegjësisht Viktori Volej  me rezultat  maksimal 0-3  në sete. Rabotniçki Vajzat ishte e lirë.

Në xhiron e pestë të shtunën takohen:

 

Rabotniçki Shkup –  Universiteti i Tetovës

Rabotniçki Vajzat –  Pelisteri Volej

Nakovski Volej     –  Uskana

UGT Studenti       –  Makedonia Maks

Janta Volej           –  Viktori Volej

Bamikori është i lirë.

/Shaban Sinani/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia