close
Sport

VOLEJBOLL: KAMPIONATI I RI FILLON MË 19 DHE 26 TETOR

Screenshot_1

Shorti hidhet më 15 tetor


Kampionati i ri i volejbollit do të numëron 12 ekipe në kategorinë e femrave dhe tetë në atë të meshkujve. Ekip i ri në kategorinë e femrave është “Strumica Vajzat”, ndërkaq te konkurrenca e meshkujve kthehet Shkëndija e Tetovës. Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Volejbollit i Maqedonisë së Veriut, Zoran Karanoviq për Klan Maqqedoni deklaroi se janë bërë të gjitha parapërgatitjet e duhura për fillimin të suksesshëm, ndërsa shprehu kënaqësi që përsëri garave i kthehet edhe KV Shkëndija e Tetovës.

Kampionati i femrave fillon më 19 tetor me atë që në krahasim nga kampionati i kaluar ka një ekip më tepër klubi i volejbollit Strumica Vajzat, ndërsa konkurrenca e meshkujve starton më 26 tetor apo një javë më vonë. Liga në kategorinë e meshkujve numëron 9 ekipe. Nga viti i kaluar nuk janë ekipi i Shutovës nga Kërçova dhe Janta Volej nga Shkupi. Ekipi i ri është Shkëndija ish-fituese  e Kupës dhe Kampion i Maqedonisë. Për volejbollin e Maqedonisë do të ishte mirë që Shkëndija t’i kthehet garave edhe pse ka disa detaje teknike që drejtuesit e Shkëndijës duhet t’i rregullojnë”- deklaroi Zoran Karanoviq sekretar i Fedratës së Volejbollit.

Shorti për kampionatin e ri në kategorinë e femrave dhe atë të meshkujve do të hidhet më 15 tetor në hapësiart e Federatës së Volejbollit të Maqedonisë së Veriut në praninë e të gjithë përfaqësuesve të klubeve.

EKIPET PJESËMARRËSE NË KAMPIONATIN 2019/20

VAJZAT: Rabotniçki, Vardari, Nakovski Volej, Janta Volej, Viktori Volej, Pelisteri Volej, UGD Studenti,  Makedonija Maks, Universiteti i Tetovës, Bamikorri, Uskana dhe Strumica Vajzat.

MESHKUJT: Xhio Strumica, Universiteti i Tetovës, Vardari, Vesna Probishtip, Liria, UGD Studenti, Boreci, Dibra Volej dhe Shkëndija. /Shaban Sinani/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia