close
Sport

VOLEJBOLL: KTHIM TRIUMFAL I TRAJNERIT DURIM LUMA

shkendija volej

SHKËNDIJA MUNDI UNIVERSITETIN E TETOVËS 3:2

 

Derbi i dy skuadrave tetovare të volejbollit mes ekipit Shkëndija dhe Universitetit të Tetovës me një lojë dramatike dhe me kthese të shumta  përfundoi me fitorene ekipit kuqezi me rezultatin 3:2 në sete. Atmosfera të cilën e krijuan tifozët e pranishëm të udhëhequr nga tifo grupi “Ballistët” ishte si para 10 viteve kur ekipi i Shkëndijës shënoi suksesin historik duke fituar titullin e kampionit dhe Kupën republikane.

 

Derbi mes dy skuadrave tetovare u zhvillua në atmosferë impozante dhe me kthesa të shumta meqë bëhet fjalë pë dy skuadra që në radhët e veta kanë lojtarë cilësorë. Ekipi I trajnerit Durim Luma si duket kishte më tepër motiv pë të dhënë maksimumin pasi kishin përkrtahjen e madhe të tifo grupit “Ballisatët”. Çdo gjë u vendos në setin e pestë  që përfundoi  15:13. Pas ndeshjes trajneri  Luma  tha se  ekipi I tij  do të vazhdon rrugëtimin me rezultate positive gjatë këtij kampionati

DURIM LUMA – TRAJNER I KV SHKËNDIJA

Këtë gjysmë sezon ta kryejmë në tre vendet e para. Unë besoj se po që se e fitojmë Vardarin do të jemi në vendin e dytë dhe do të vazhdojmë në play off në pjesën e dytë”.

Ekipi i Univerrsitetit të Tetovës me lojën kundër ekipit kuqezi dëshmoi se jo rastësisht është pretendente për kreun e tabelës por në këtë ndeshje kuqezit ishin më të motivuar falë përkrahjes se madhe të tifo-grupit “Ballistët”.

HAMZA VESELI – KAPITEN I KV UNIVERSITETI I TETOVËS

Ishte lojë e mirë. Shpresoj që të kemi kësoj ndeshje edhe në pjesën e dytë të  kampionatit dhe të shohim kush do fiton përsëri

Pas ndeshjeve të javës së pestë, tabelën e kryeson kampioni në fuqi ekipi i Strumicës i ndjekur nga Shkëndija dhe Universiteti i Tetovës. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia