close
Sport

VOLEJBOLL: KV SHKËNDIJA 3 NDESHJE 3 FITORE

F23C31E0-98D5-45EA-8E3E-D3263F7EDF0A

TË HËNËN DERBI VARDARI – UNIVERSITETI I TETOVËS (20:30)

 

Shkëndija e Tetovës dhe Xhio Strumica janë dy skuadrat  të cilat kanë fituara pikët maksimale në tri xhirot e zhvilluara në kampionatin e ri të volejbollit për meshkuj. Kuqezinjtë tetovar në ndeshjen kundër Vesna Probishtip shënuan fitore të sigurt 3-0 në sete, ndërsa po me të njëjtin rezultat Xhio Strumica mundi Janta Volejn. Në dy takimet tjera të javës së tretë Boreci në Veles mundi ekipin Liria të Zherovjanit  3-1në sete, ndërsa UGD Shtipi pa probleme mundi ekipin Dibra Volej me rezultatin maksimal 3-0 në sete. Ndeshja derbi e javës së tretë zhvillohet të hënën në orën 20:30  me dy  skuadrave  pretendente për kreun e tabelës  Vardari me Universitetin e Tetovës.

Në kategorinë e  femrave  në javën e dytë janë zhvilluara vetëm tre ndeshje dhe 2 janë anuluar, ndërsa Universiteti i Tetovës ishte e lirë. Rezultatet: Uskana – Viktori Volej 0-3, Bamikori – Pelisteri Volej 0-3  dhe Nakovski Volej- Janta Volej  3-0.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia