FILLON KAMPIONATI I RI EDHE NË KATEGORINË E FEMRAVE
Kampionati republikan i volejbollit vazhdon sipas programit të hartuar na Federata e Volejbollit të Maqedonisë së Veriut me ndeshjet e javës së dytë në kategorinë e meshkujve si dhe me javën e parë në kategorinë e femrave. Tre skuadrat tetovare në kategorinë e meshkujve ndeshjet e veta i zhvillojnë në Tetovë. Kështu që ekipi i studentëve të Universitetit të Tetovës, të shtunën në orën 18:00, do të përballet me kolegët e tyre nga UGD Shtipi, ndërsa Lira në sallën e shkollës fillore “Goce Dellçev” në Tetovë, me fillim në orën 19:30, ballafaqohet me rivalin e vjetër ekipin e Shkëndijës. Në ndeshjet tjera të javës së dytë takohen: Dibra Volej – Boreci, Vesna Probishtip – Xhio Strumica dhe Janta Volej –Vardari.
Në kategorinë e femrave fillon edicioni i ri 2020/21, ndërsa në xhiron e pare takohen: Janta Volej – Universiteti i Tetovës, Pelisteri Volej – Uskana, JV Kisela Voda – Bamikori, Makedonija Maks – Nakovski Volej, Pelisteri Volej – Uskana, Viktori Volej – Rabotniçki Shkup dhe Fit Fan Volej – Vardari Vajzat. /KlanMacedonia