close
Sport

VOLEJBOLL: MË 10 TETOR STARTON KAMPIONATI I RI

CF69A4A9-84EE-4730-9E24-B9D7CD3BE4BD

NË KATEGORINË E MESHKUJVE GAROJN 10 EKIPE


 Kampionati republikan i volejbollit 2020/21,  në kategorinë e meshkujve  do  të fillon të shtunën më 10 tetor me ndeshjet e javës së parë. Pikërisht për këtë shtunën  me anë  internetit ë hedh  shorti  për kamp[inatin e ri, ku   do të garojnë 10  skuadra dhe at: Shkëndija, Universiteti i Tetovës, Liria, Dibra Volej, Xhio Strumica, Boreci, UGD Shtipi, Vardari, Vesna Probishtip dhe Janta Volej.

Shorti deshti që në xhiron e parë kampionatit të takohen: Vesna Probishtip – Janta Volej, strumica – liria, Shkëndija- Dibra Volej, Boreci – Universiteti i Tetovës  dhe UGD Shtipi – Vardari.

Të  gjitha ekipet para fillimit të kampionatit duhet të veprojnë sipas  protokollit nga Komisioni për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive që do të thotë të bëjnë testimet për Coronavirusin Covid 19, dhe më pas do të vendoset se kampionati starton të dielën apo do të ketë shtyrje

Kjo do të thotë se të gjithë lojtarët e ekipeve të volejbollit dhe anëtarët e stafeve profesionale të ekipeve do të bëjnë teste për Covid-19 para fillimit të sezonit, dhe nëse ka raste pozitive,  do të ndiqen udhëzimet e autoriteteve shëndetësore.

Kampionati  në Ligën e Parë të Volejbollit për femra është caktuar  të fillon më 17 Tetor./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia