close
Sport

VOLEJBOLL: PARTIZANI FITUES I TROFEUT “NËNTORI I TETOVËS”

foto 1

Në organizim të klubit të volejbollit Shkëndija  dhe në bashkëpunim me Federatën Shqiptare dhe at të Kosovës, në Tetovë u mbajtë Turneu Mbarëkombëtar i Voljbollit “Nëntori i Tetovës”  me ekipet Shkëndija e Ttovës, Partizani i Tiranës, Peja dhe Liria e Zherovjanit.

Në finale e madhe të turneut mbarëkombëtar “Nëntori i Tetovës” u përballen ekipi nikoqir Shkëndija dhe Partizani i Tiranës. Fitues dolën kampionëte Shqipërisë 3:0, ndërsa në ndeshjen pë vendin e tretë Peja mundi ekipin Liria 3:1

DURIM LUMA – TRAJNER I KV SHKËNDIJA

“ Për mendimin tim Partizani i Tiranës dallon në nuance sa i përket kualitetit të përgjithshëm të këtij turneu. Unë mendoj se edhe Shkëndija e jepë maksimumin sa i përket angazhimit  profesional të lojtarëvenë këtë turne” maksimal

 

ELTON TUKSEFERI – TRAJNER I KV PARTIZANI

“Është shumë e rëndësishme  dhe aq më tepër për një organizim perfekt nga ana e klubit të volejbollit Shkëndija. Ne jemi shumë të kënaqur  sigurishtë se kemi ardhur këtu për ta fituar turneun”

Organizatori KV Shkëndija të shtunën në mbrëmje në darkën solemne ku të pranishëm ishin edhe emra të njohur të këtij sporti nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova u ndanë mirënjohje për të gjithë ata të cilët kanë dhën kontribut në afirmimin dhe   ngritje e  cilësosë së  volejbollit. Një mirënjohje për kontribut të veçantë iu nda edhe gazetarit të sportit në KlanMacedonia, Shaban Sinanit. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia