close
SportVendi

VOLEJBOLL: PËRFUNDOI PJESA VJESHTORE E KAMPIONATIT

KV LIRIA ZHerovjanë (1)

SHKËNDIJA, UNIVERSITETI I TETOVËS DHE LIRIA NË PLAY-OFF

 

Me ndeshjet e javës së 9-të në kategorinë e meshkujve, zyrtarisht ka përfunduar pjesa  vjeshtore e kampionatit në Ligën e Parë të Volejbollit në  kategorinë  e meshkujve  ku janë mësuar gjashtë ekipet që do të garojnë  në plej-off dhe 5 ekipet që do garojnë në plej-out .

Në kategorinë e meshkujve në fazën e plej off-it  që do të zhvillohet me 10  xhiro  vajtje – ardhje janë kualifikuar këto ekipe;  Strumica, Skëndija, Universiteti i Tetovës, Boreci, Vardari  dhe Liria e Zherovjanit.  Ndërsa në pej- out do të garojnë  UGD Shtip, Vesna Probishtip, Janta Volej,  Dibra Volej dhe Makedonija Xhio.

Kampionati  2021/2022 përfundimisht dëshmoi se ekipi i Shkëndijës ka sjellë freski dhe ka ngritë konkurrencën në nivelin e duhur dhe së bashku me Strumicën dhe Universitetin e Tetovës, konsiderohen favorite për titullin kampion. Ndërsa befasi në këtë pjesë të kampionatit  është Liria e Zherovjanit që gjendet në mesin e gjashtë ekipeve më të mira.

 

Në kategorinë e vajzave  pas  13  xhirove  përfundoi pjesa e parë e kampionatit, skuadra e vashave të Rabotniçkit pa konkurencë mbajnë pozitën e parë, e ndjekur  nga Nakovski Volej dhe Strumica Vajzat. 

Rezultatet  e xhiros së 9-të Meshkuj 

Liria – UGD Shtip     3-0

Makedonija Xhio – Universiteti i Tetovës 0-3

Vesna Probishtip – Vardari  0-3

Strumica – Dibra Volej   3-0

Boreci – Shkëndiaj        2:3

Janta Volej ishte e lirë

 

Rezulatet  e xhiros së 13-të  VAJZAT

Nakovski Volej  – Rabotniçki  2-3

Janta Volej – Vardari Vajzat 3-0

Fit Fan Volej – Universiteti i Tetovës    3:1

Pelisteri Volej – Strumica Vajzat 1-3

/KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia