close
Sport

VOLEJBOLL: SITUATA  AKTUALE  VENDOS PËR DATËN E RIFILLIMIT

KV Universiteti i TEtovës

Kampionati i volejbollit në kategoritë e meshkujve dhe ato të femrave  nuk do të vazhdon me 1 dhe 3 maj ashtu siç deklaroi ditë më parë sekretari I përgjithshëm Federatës së Volejbollit, Zoran Karanoviq,  pasi  akoma nuk ka protokoll zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Institutit për Shëndet Publik, ndaj edhe akoma nuk mund të caktohet  ndonjë datë për rifillimin e kampionatit. Megjithatë  klubet  kanë  punuar me programe të posaçme individuale, kështu  kanë punuar edhe  lojtarët e skuadrës Universiteti i Tetovës.

Ne jemi përgatitur individualisht në kushte  të hapura dhe në shtëpi. Pra  jemi të përgatitur  fizikisht por  jo dhe teknikisht. Na duhet edhe pak kohë derisa të përgatitemi që të mund të përballemi me ndeshjet” deklaroi Hamza Veseli kapiten i KV Universiteti i Tetovës

Në takimin e parë në Federatë janë përmendura disa opsione për vazhdimin e kampionatit , ndërsa  për ekipin e studentëve tetovar   varianti më i kapshëm është play offi me katër  skuadrat e para.

Më e kapshme do të ishte  katër ekipe të luajnë nga fillimi, çdo njëra me çdonjërën nga  dy takime brenda dhe jashtë dhe më pas të shkohet në play off  dhe kështu të arrihet  deri tek finalja” tha  Hamza Veseli.

Sa i përket  volejbollistëve të skuadrës studentore të gjithë janë në vend  pos atij nga Mali i Zi dhe Kosova. Në pritje datës për rifillimin në bazë   rregullave të Institutit të Shëndetin Publik të gjithë lojtarë duhet ti nënshtrohen testin  për koronavirusin COVID 19./KlanMacedonia

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia