close
Sport

VOLEJBOLL: TETOVA NIKOQIRE E SUPERKUPËS MBARËKOMBËTARE

SUPERKUPA MBAREKOMBETARE volejboll

Në organizim të klubi i volejbollit “Shkëndija” dhe në bashkëpunim me  Federatën Shqiptare të Volejbollit dhe Federatën e voljebollit të Kosovës. Superkupa Mbarekombetare e Volejbollit është një turne ku marrin pjesë katër klube më të mira shqiptare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.  Skuara tetovare deri më tani katër here ka fituar trofeun Superkupa Mbarëkombëtare

DURIM LUMA – TRAJNER I KV SHKËNDIJA

“Në këtë turne Mbarëkombëtarë për nder të Ditës së Flamurit, pra 28 Nëntorit do të marrin pjesë Shkëndija si nikoqire, Liria e Zherovjanit, Partizani i Tiranë si kampion i Shqipërisë dhe Peja si kampione e Kosovës”.

Ky turnir festiv nga ana e organizatorit do të shfrytëzohet për të nderuar të gjithë ata të cilët ndër vite kanë kontribuar në ngritjen dhe  afirmimin e këtij klubi që ëshët simbol i volejbollit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

DURIM LUMA – TRAJNER I KV SHKËNDIJA

“Do t’u jepën mirënjohje të gjithë atyre që kanë kontribuar për ngritjen e klubit të volejbollit Shkëndija, qofshin bisnismen apo sipermarrës, dashamirë të volejbollit ish trajner, ish lojtarë e kështu me radhë. Do të ketë një manifestim të bukur”.

Ndeshjet gjysëfinale do do të luhen më 27 nëntor, ndërsa me 28 nëntor në ora 13:00, do luhet ndeshja për vendin e tretë, ndërsa finalja fillon në ora 15:00. Organizatori për ekipin fitues do të ndaj Kup, ndersa kupa dhe nirënjohje do të ndahen edhe per ekipet tejra pjesëmarrëse./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia