close
Sport

VOLEJBOLL-TETOVË: SHKËNDIJA SFIDON EKIPIN KAMPION

Volejboll

Këtë fundjavë në program janë ndeshjet e javës së tretë në kategorinë e meshkujve dhe ato të xhiros së katërt në kategorinë e femrave të kampionatit vendor në volejboll. Derbi i kësaj jave do të zhvillohet nesër me fillim në ora 17:00 në sallën e sportit të shkollës së mesme të mjekësisë mes Shkëndijës dhe Xhio Strumica. Në Dibër luhet sfida mes ekipeve Dibra Volej – Universiteti i Tetovës, ndërsa në dy sfidat tjera takohen: Vesna Probishtip – Vardari dhe Studenti – Boreci.

Në javën e katërt në kategorinë e vajzave ndeshja më tërheqëse është ajo mes Universitetit të Tetovës dhe Janta Volej që luhet në sallën e sporteve të UT-së me fillim në ora 18:00. Në Kërçovë Uskana do të tentojë të fiton pikët e para në përballjen me Nakovski Volej. Në ndeshjet tjera takohen: Makedonija Maks – Pelisteri Volej, Rabotniçki Shkup – Vardari dhe Studenti – Strumica Vajzat. /Shaban Sinani/

 

Meshkujt java e III-të, takohen

 

Vesna Probishtip  –   Vardari

Dibra Volej           –   Universiteti I Tetovës

Studenti               –   Boreci

Shkëndija             –   Xhio Strumica

Liria është e lirë

 

Vajzat, java e IV-të, takohen

 

Uskana                       –   Nakovski Volej

Makedonija Maks      –   Pelisteri Volej

Universiteti i Tetovës –   Janta Volej

Rabotniçki Shkup       –   Vardari

Studenti                     –   Strumica Vajzat

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia