close
Sport

VOLEJBOLL: ZYRTARISHT NDËRPRITET KAMPIONATI 2019/20

Volejbolliiiiiiiiii

Klubet e Volejbollit në kategorinë e meshkujve dhe atë të femrave në takimin konsultativë  me drejtuesit e Federatës së Volejbollit të Maqedonisë së Veriut  në përgjithësi kanë mbështetur propozimin e  Këshillit Drejtues për të përfunduar kampionatin 2019/2020 në të gjitha kategoritë, pa u shpallur kampionë. Në takimin konsultativ, të gjithë njëzëri pranuan propozimin se për shkak të gjendjes shëndetësore me sëmundjen  COVID -19, nuk ka kushte për të vazhduar ndeshjet e ligës dhe kupave, pavarësisht dëshirës së shumicës së tyre për të vazhduar kampionatet dhe vendimet që duhen marrë në fushën e sportit.

Vendimin përfundimtar  për ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve  do ta sjellë Këshilli Drejtues  e cila sipas Statutit, në mënyrë të pavarur për të ndryshuar sistemin e garave dhe për të sjellë zgjidhje në rrethana të tilla të jashtëzakonshme

Në bazë të kërkesave të klubeve është propozuara që të fillojnë përgatitjet për kampionatin 2020/2021. Kështu që nga 1 korriku  do të  fillon afati kalimtar i verës,  kampionati  i ri të fillon  në javën e pare të shtatorit

Në kampionatin  2019/2020  pas katër ndeshjet e fazës së dytë deri në  ndërprerjen e kampionatit  në katër vendet e para janë Vardari, Xhio Strumica, Universiteti I Tetovës dhe Liria. Ndërsa në kategorinë e femrave   katër vendet e para  I mbajnë Vardari Vajzat, Rabotniçki Shkup, Nakovski Volej dhe  Strumica Vajzat./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia