close
Bota

VON DER LEYEN: AKTET AGRESIVE RUSE KUNDËR UKRAINËS DO TË KENË KOSTO MASIVE

ursula-1.jpg

BE po përgatitet për vendosjen e një sërë sanksionesh ekonomike ndaj Moskës

Bashkimi Europian është i gatshëm të përshkallëzojë sanksionet dhe të marrë “masa të paprecedenta” kundër Rusisë nëse vazhdon me aktet e mëtejshme agresive kundër Ukrainës.

Duke folur në Parlamentin Evropian, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula  Von der Leyen,  tha se BE-ja ka punuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një sërë sanksionesh ekonomike.

“Ne jemi gati, ne kemi një seri të tërë sanksionesh ekonomike që synojnë sektorët ekonomikë dhe financiarë dhe përgjigjja jonë ndaj çdo agresioni mund të parashikojë një rritje të mprehtë të sanksioneve ekzistuese krahas masave të reja më të rënda për Rusinë”.

Von der Leyen theksoi se dëshiron marrëdhënie të mira me Rusinë por kjo do të varet nga sjellja e Moskës. Më herët kryediplomati europian Josep Borell është shprehur lidhur me ngërçin mes Moskës dhe Kievit se po shqyrton skenarë të ndryshëm për veprimet e Rusisë kundër Ukrainës për të përgatitur bllokun për të gjitha mundësitë.

Të hënën, BE futi gjithashtu në listën e zezë kontraktorin ushtarak privat rus Wagner Group për shkelje të të drejtave të njeriut dhe ndërhyrje në konflikte në mbarë botën, përfshirë atë në Ukrainë.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia