close
Top LajmeVendi

VOTIMET NGA IZOLIMI: PARAQITEN VETËM 20 PERSONA

kshz_1

Me vetëm disa dhjetëra persona të paraqitur për të votuar në zgjedhjet parlamentare nga izolimi shtëpiak, me vendim të dhënë nga autoritetet shëndetësore se janë pozitivë në virusin korona ose të dyshuar – në Komisionin shtetëror të zgjedhjeve sot pati propozim që afati për t’u paraqitur të mbetet 8 korriku, por pa dokument. Por një pjesë e anëtarëve ishin kundër që rregullat të ndryshohen në moment të fundit.

Një ditë para përfundimit të afatit për paraqitje për votime nga shtëpia, 8 korrik deri në mesnatë, me dokumente adekuate të dhëna nga autoritetet shëndetësore se personi është i sëmurë me Covid-19 ose është bartës i dyshuar i virusit korona, anëtarët e KSHZ-së ishin në dilemë nëse afati të mbetet ai që është ose të vazhdohet. Duke pasur parasysh numrin e vogël të atyre që janë paraqitur – deri dje vetëm 20 nga numri i plotë prej 5000 që janë në izolim, një pjesë e anëtarëve propozuan vazhdim të afatit dhe pa vendim për infeksion. Por të tjerët janë kundër që rregullat të ndryshohen në këtë fazë.

Tani, disa ditë para zgjedhjeve, përkatësisht një ditë e gjysëm para përfundimit të afatit për paraqitje mendoj se do të jetë joserioze dhe e papërshtatshme të intervenojmë me ndryshime në udhëzime.

“Do të thotë vetëm për shkak të formalitetit të mos i mundësojmë ndonjë qytetari të realizojë të drejtën e tij të votës.”

Për të sëmurët me Covid-19 dhe personat që për shkak të kontaktit me persona të infektuar janë në izolim shtëpiak ose në karantinë shtetërore, janë siguruar komisione të posaçme, me tre punëtorë shëndetësorë dhe përfaqësues politikë, të cilët personalisht do t’i vizitojnë më 13 korrik që të kryhet akti i votimit. Protokolle të posaçme do të vlejnë edhe në vetë ditën e zgjedhjeve – 15 korrik në të gjitha vendvotimet. Që të mos ketë të papritura, nesër KSHZ do të organizojë improvizim të një vendvotimi, që të shihet si do të funksionojë ky proces – me maska, distancë fizike, dezinfektim dhe masa të tjera për voitime në kushte të epidemisë.

“Duke filluar nga ardhja e qytetarëve në vendvotime në objektin e votimit, pritja, hyrja, dezinfektimi, identifikimi. Të gjitha gjërat që janë të caktuara me ligj, me theks të veçantë të të gjitha masave shëndetësore që duhet t’i respektojnë edhe qytetarët, organet zgjedhore në vend dhe mbikëqyrësirt” ,tha Kondarko.

Në seancën e KSHZ-së u njoftua se kandidati për deputet nga partia në pushtet LSDM, ministri aktual i punëve të jashtme Nikola Dimitrov ka bërë kallëzim për shkelje dhe kërkesë për gjobë për një nga zëdhënësit e opozitares VMRO-DPMNE, për pengesë të drejtpërdrejtë të fushatës së tij parazgjedhore. Por propozimi i KSHZ-së ishte që në lidhje me këtë të deklarohet Gjykata Themelore./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia