Votimi i Ismailit për nënkryetar të kuvendit pas pushimeve vjetore

XHAFERI AKUZON VMRO SE ZHVILLON POLITIKË DITORE NË KUVEND

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Edhe në ditën e fundit të punës së Kuvendit, para pushimeve vjetore, shumica e deputetëve nuk ishin prezentë në seancat e caktuara për ditën e sotme, ku duhej të votoheshin disa vendime. Në kuadër të seancës së 71, përfundoi debati për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e Alternativës, Hisni Ismaili, megjithatë për shkak të numrit të pamjaftueshëm të deputetëve, votimi u paralajmërua për në shtator, pas përfundimit të pushimeve. Koordinatori i VMRO – DPMNE-së, Nikola Micevski në fjalimin e tij tha se, shpreson që kur Ismaili të vijë në funksion, të respektojë rregulloren dhe Kushtetutën.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Koleg Ismaili, shpresoj se në pajtueshmëri me rregulloren dhe Kushtetutën, si dhe të gjitha obligimet dhe kompetencat që i keni, nëse zgjedheni nga kjo shumicë parlamentare, do të keni kujdes të mos i ndërhyni në fjalë deputetëve, përkatësisht të mos ua pengoni atë që e kanë të drejtë demokratike dhe ajo është të diskutojnë në temë të caktuar” – deklaroi Micevski.

Xhaferi ka kritikuar Micevskin se, zhvillon politikë ditore në Kuvend dhe porositi atë, që të ndalojë t’i mbajnë leksione për procedurën.

“Hisni Ismaili, sot, nesër, për dy ditë, për një muaj, ti do të zgjedhësh për nënkryetar, sepse shumica prej 64 deputetësh qëndrojnë pas teje dhe do të zgjedhësh. Por, jo me insinuata të këtilla për politikë ditore. Nëse dikush është mësuar të funksionojë në kaos, unë nuk funksionojë. As unë, as Hisni Ismaili nuk udhëhiqemi nga politika ditore. Është e dukshme se për këtë, nuk ka kushte për votim”.  – deklaroi Xhaferi.

Ndërkohë, Ismaili tha se, do të respektojë rregulloren për punë të Kuvendit dhe do të tentojë të ndikojë në raportet mes deputetëve.

“Edhe sipas rregullores, por gjithashtu edhe me rekomandime të partisë sime Alternativa, si dhe liderit të saj Afrim Gashi, kemi udhëzime që çdoherë në parti, por edhe tani që do të bartë këtë funksion, të udhëhiqem nga parimet dhe mundësitë ligjore që më jep rregullorja” – tha Hisni Ismaili nga Alternativa.

Ismaili u propozua për nënkryetar të Kuvendit me nënshkrimet e 20 deputetëve. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share