close
Rajoni

VUÇIÇ DËNON AKTET KUNDËR BOSHNJAKËVE

vucici

Kreu i shtetit serb pranon integritetin e Bosnje-Hercegovinës


Në qytetin kufitar mes Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës mes serbëve dhe boshnjakëve, Presidenti Vuçiç deklaroi mbështetjen per integritetin e Bosnje-Hercegovinës.

Në takimin me përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, partive politike, biznesmenët dhe përfaqësuesit e bashkësive fetare, Vuçiç kujtoi se serbët dhe boshnjakët kanë jetuar me shekuj pranë njeri -tjetrit.

Sipas kreut te shtetit serb, më e rëndësishme është që të ruhet paqja, sepse serbët edhe boshnjakët dinë të respektojnë njëri – tjetrin.

“Ne duhet t’i trajtojmë xhamitë në të njëjtën mënyrë siç i trajtojmë kishat dhe manastiret tona. Ne duhet t’i respektojmë myslimanët dhe siç pagëzohemi para ikonave dhe altarëve, duhet të respektojmë vendin ku ata falen.

Ne duhet t’u mësojmë fëmijëve tanë se ne mund dhe duhet të punojmë së bashku”.

Vuçiç u tha të dy palëve se kushdo që mendon se mund të rrezikojë shtëpinë dhe jetën e dikujt, kishën apo xhaminë e dikujt, do të duhet të merret me forcën e shtetit, i cili do të reagojë pamëshirshëm në raste të tilla.

Myftiu i Bashkësisë Islame në Serbi, Mevludin Dudiç, tha se kjo bashkësi fetare do të bëjë gjithçka që myslimanët në këtë qytet dhe rajon të respektojnë shtetin e Serbisë, sepse siç tha ai, nuk kanë zgjidhje tjetër.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia