Vuçiç lavde për Ramën: Është lider, pa përkushtimin e tij Ballkani i Hapur nuk do mbijetonte

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë nënshkruar disa marrëveshje në fushën e turizmit dhe kulturës gjatë samitit “Ballkani i Hapur” në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Pas nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç thurri lavde për Kryeministrin Edi Rama, të cilin e konsideroi një lider të fortë dhe që pa përkushtimin e tij “Ballkani i Hapur” nuk do të ekzistonte.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Çdoherë jam i pakënaqur me veten time dhe rezultatet që i arrij. Sot në Ohër dëshiroj mikëpritësve t’u them që ne nga Serbia asgjë nuk kërkojmë as Maqedonia, asgjë nuk na duhet, vetëm duam të kemi marrëdhënie vëllazërore.

Falenderim të madh edhe z.Rama që ka qenë konsistent që edhe kur kemi qenë në presion nga anë të ndryshme, Edi Rama ka treguar fuqi të madhe të liderit, ka dëshmuar çka do të thotë përcaktim dhe vendosmëri. Dhe si kryetar i Serbisë i kam borxh falenderim të madh që pa përkushtimin e tij, Ballkani i Hapur nuk do mund të mbijetonte”, u shpreh Presidenti serb Vuçiç. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share