close
Rajoni

VUÇIÇ: MARRËVESHJET NGA TIRANA JANË BAZA QË KJO PJESË E EVROPËS TË JETË PA KUFIJ

vucic

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç është shprehur për mediat serbe nga Tirana mëngjesin e kësaj të marte se marrëveshjet që do të nënshkruhen në kuadër të “Open Balkans” do të jenë bërthama që do të krijojnë këtë pjesë të Europës pa kufij, shumë përpara se mendohej. Kreu i shtetit serb ka folur për RTS edhe për djegien e flamujve të hënën pas protestës para Kryeministrisë.

“E di që shumica janë të interesuar se çfarë do të them për djegien e flamujve, por në mënyrë racionale duhet të shikojmë nga e ardhmja dhe të kuptojmë se kur zemërohen kur u djegim flamujt dhe kjo ndodhi para se Edi Rama të mbërrinte në Serbi. Nuk do të hyjmë në arsyet e tyre të brendshme partiake, por sigurisht që është e papranueshme përdhosja e simboleve dhe mendoj se Shqipëria ka reaguar me shpejtësi, seriozitet dhe përgjegjësi dhe kjo është edhe detyra jonë”, tha Vuçiç./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia