close
Rajoni

VUÇIÇ – OSMANI NË SAMITIN E BIDEN PA ASNJË ANGAZHIM PËR DIALOGUN

vjosa

Në samitin për demokracinë i organizuar nga Presidenti Biden, Presidenti serb Vuçiç dhe homologia kosovare Vjosa Osmani nuk përmendën angazhimin konkret në dialogun mes të dy shteteve në të cilin janë të angazhuar krahas BE-së dhe SHBA-të.

Vuçiç përmendi  nismën “Ballkani i Hapur”. Ai tha se duke promovuar katër liritë e lëvizjes njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve, krijohen kushte për forcimin e të gjitha vlerave demokratike. Presidenti i Serbisë paralajmëroi edhe një iniciativë të re, e cila beson se mbështetet edhe nga liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor të përshpejtohet integrimi i romëve në shoqëri.

Ndërkaq Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka premtuar forcimin e sundimit të ligjit përmes procesit të vettingut.

Osmani bëri të ditur se në vitin 2022  do të organizojë një samit global për gratë në paqe dhe siguri në vitin 2022 që do të bashkojë liderë nga e gjithë bota.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia