Vuçiç: Propozoj që Samiti i radhës i “Ballkanit të Hapur” të jetë në fund të verës në Serbinë Jugore

Në Ohër të Maqedonisë së Veriut ka nisur samiti i “Ballkanit të Hapur” ku ka folur dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Gjatë fjalës së tij, Vuçiç u shpreh se kjo është iniciativa e njerëzve nga Ballkani, dhe kjo nismë nuk mund të ndalet.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Aleksandër Vuçiç: Mua ma kanë shkruar fjalimin. Unë disa fjali të ndryshme do të them. Kjo është iniciativa jonë, e njerëzve nga Ballkani e atyre që e kanë kuptuar se duhet të lidhen dhe se munden t’i zgjidhin vetë problemet e tyre. Çdo gjë që kemi bërë në ekonomi, shihet në marrëdhëniet mes Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë. Arritëm të zgjidhim disa probleme brenda nesh që kishim para 50 vitesh. Vetëm të jemi miq dhe të punojmë për qytetarët tanë. Kjo është një iniciativë e njerëzve që jetojnë në Gadishullin Ballkanik dhe kjo nuk mund të ndalet.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Vuçiç ka propozuar që takimi i ardhshëm për “Ballkanin e Hapur” të zhvillohet në Serbinë Jugore.

Aleksandër Vuçiç: Me thelbin e saj, t’i përparojmë marrëdhëniet tona, formojmë grupe punuese menjëherë apo në takimin e ardhshëm për të cilin propozoj të jetë në Serbinë Jugore që të formojmë grupe punuese të kujdesen si të ndihmojmë njeri tjetrin. Janë të mirëseardhur në këtë marrëveshje edhe përfaqësuesit e Bosnjes, Prishtinës, Malit të Zi e me radhë.

Presidenti serb po ashtu ka folur dhe për marrëveshjet që priten të nënshkruhen ditën e sotme.

Aleksandër Vuçiç: Sot nënshkrujmë marrëveshje për diplomat, të shohim se çfarë njerëzit presin nga ne, lëvizjen e mallrave, njerëzve, ideve etj. Çfarë mund të bëjmë për turizmin? A do të dalë dielli apo jo? A do të na hapë dikush diçka të re? Ajo që varet nga ne është si do të jetojmë me fqinjtë tanë.

Gjatë fjalës së tij, presidenti i Serbisë, Vuçiç ka thënë gjithashtu se priten helikopterë për shuarjen e zjarrit për të ndihmuar Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Aleksandër Vuçiç: Presim helikopterët për shuarjet e zjarreve për të ndihmuar miqtë nga Shqipëria dhe nga Maqedonia e Veriut. Kam shumë shpresa, ambicie që të bëjmë gjëra të mëdha.

Po ashtu, Vuçiç i bëri ftesë edhe kryeministrit të Malit të Zi, Abazoviçit.

Aleksandër Vuçiç: Abazoviç gjithmonë do të jeni të mirë se ardhur. Nëse dëshironi urdhëroni, nëse nuk dëshironi është dëshira e juaj, askush nuk do të ju detyrojë./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share