Mandati për formimin e Qeverisë së Serbisë I është besuar Kryeministres së deritashme Ana Bërnabiq – ka njoftuar sonte Presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
“Kishte më shumë kandidatë, por Bërnabiq ka punuar në interes të qytetarëve, askujt nuk I është vardisur, ka qenë besnike ndaj Serbisë dhe ka punuar për mirëqenien e vendit – ka thënë Vuçiq.
Më herët Kryesia e Partisë Progresive serbe njëzërit përkrahu propozimin e Vuçiqit për mandatarin për formimin e qeverisë së re.
Presidenti serb ka thënë se I ka propozuar Ana Bërnabiqit që të mendojë për vendosjen e dy ministrive të reja, për të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe dialogun shoqëror, si dhe Ministrinë për familjne, kujdesin për fëmijët dhe demografinë. /KlanMacedonia