close
RajoniVendi

VUÇIQ: “BALLKANI I HAPUR” PARTNERITET I SINQERTË

Aleksandar-Vučić

VLERESON NISJEN E ZBATIMIT PRAKTIK TE DISA PREJ MARREVESHJEVE

 

Serbia e ka vleresuar me nota pozitive hyrjen ne fuqi te disa prej marreveshjeve ne kuader te iniciatives Ballkani i Hapur. Sipas presidentit Vucic kjo iniciative demostron partneritetin e sinqertë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

 

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se ishte shumë i kënaqur me ecurine e deritanishme te nismës se Ballkanit të Hapur qe sipas tij demostron partneritetin e sinqertë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Duke folur për Radio Televizionin shteteror Serb, Vuçiq tha se kjo është një iniciativë paqësore dhe ekonomike që do të ketë rezultate të rëndësishme në të ardhmen.

Vucic vlereson marrëveshjet per bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe politikës fitosanitare qe kanë hyrë në fuqi dhe po japin rezultate.

Ato bazohen në standardet e vendosura të BE-së në njohjen e rezultateve të analizave laboratorike.Klan News/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia