close
Rajoni

VUÇIQ: DIALOGU ME KOSOVËN – I PASHPRESË

1E011D60-AD82-4F52-86A2-C01A3D924AD2

“SHQIPTARËT NUK JANË TË INTERESUAR PËR DIALOG”


Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë gjatë një ceremonie në kryeqytetin serb se Serbia do të ruaj interesat e saj në dialogun me Kosovën, pavarësisht që sipas tij, situate është mjaft e pa shpresë. Vuçiq tha se shteti i tij është I gatshëm për bisedime dhe për të dialogu është gjëja më e rëndësishme.

ALEKSANDAR VUÇIQ, PRESIDENT I SERBISË

“Nuk kam përgjigjen e duhur. E shoh që edhe cështjet tona të brendshme i zgjidh Albin Kurti, i cili është bërë i ndjeshem dhe flet se si duhet të duket Serbia, kush duhet të jetë në pushtet dhe gjëra të tjera. Të gjithë janë të zgjuar dhe të fortë, por ne heshtim dhe e dimë se cilat janë interesat tona”. 

Vuçiq është përgjigjur në mundësinë e një formati të ri të dialogut të inicuar nga SHBA dhe Bashkimi Evropian, duke thënë që shqiptarët nuk janë të interesuar për dialog.

ALEKSANDAR VUÇIQ, PRESIDENT I SERBISË 

“Përfaqësuesit serb nuk janë ata që nuk marrin 0.65 për qind, por ata që i marrin 95 për qind. Janë munduar ata që të instalojnë serbët e tyre, por e jona është të luftojmë për popullin tonë, shtetin tonë. Për ne gjithcka është e vështirë, kurse ata thonë që për ta është e lehtë. Do ta shohim sa e lehtë”. 

Ky është komenti I parë I krerëve serb lidhur me dialogun që pas zgjedhjeve në Kosovë. Vuçiq, disa herë ka shprehur dyshime lidhur më mundësine e një marrëveshje përfundimtare që mund të sjellte tek njohja reciproke. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia