Vuçiq: Në Bruksel të promovojmë dialogun si modelin e vetëm për zgjdhjen e çështjeve të hapura

Pjesëmarrjen në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Bruksel e ka konfirmuar edhe Presidenti I Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai në Facebook shkruan se pas konsultimeve gjithëpërfshirëse dhe të detajuara me bashkëpunëtorët dhe anëtarët e qeverive, liderët e tre vendeve kanë marrë vendimin për shkuarje të përbashkët në Samit, ku janë harmonizuar edhe parimet e bisedimeve me zyrtarë të lartë të BE-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Jemi të vetëdijshëm se temat për të cilët do të bisedojmë në samit nuk do të jenë të lehta, por pjesëmarrja jonë edhe një herë do të dëshmojë dhe konfirmojë përkushtimin drejt rrugës evropiane për Serbinë, Shqipërinë dhe RMV-në. Gjithashtu jemi dakorduar që në takimet në Bruksel të vazhdojmë të luftojmë për dialogun si modelin e vetëm dhe më të drejtë për zgjidhjen e të gjitha cështjeve të hapura, me investimin e përpjekjeve për përforcimin e besimit të ndërsjellë dhe intensifikimin e komunikimit me zyrtarët e BE-së, me të vetmin qëllim vazhdimin e luftës për jetë më të mirë të qytetarëve të vendeve tona” – shkruan Vuçiqi në Facebook. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share