close
Rajoni

VUÇIQ: NUK HEQIM DORË NGA AJO QË ËSHTË E JONA

5C6F7B34-53B0-4842-98DC-E4BA4482104F

“RRAHJA E DJALIT TË POLITIKANIT SERB – INSKENIM”


Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka takuar patriarkun e ri të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije dhe ka komentuar deklarimet edhe nga Parlamenti Evropian se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, Vucic ka thënë se dialogu do të vazhdoj nën përkujdesin e BE-së. Por, I vetëdijshëm se tani disa vende të BE-së ndajnë qëndrimet e tyre me Uashingtonin.

ALEKSANDAR VUÇIQ, PRESIDENT I SERBISË 

Mjafton të lexoni urimin neve dhe urimin për Prishtinën të presidentit të Shteteve të Bashkuara që ta kuptoni se në cfarë pozite jemi. Ne duam të ruajmë paqen, të flasim dhe shohim cfarë janë interesat e tyre, edhe me SHBA të flasim. Dialogu do të vazhdoj nën kujdesin e BE-së, përkatësisht nën patronatin e Mirosllav Lajçak. Por, të themi që është e lehtë nuk do të jetë. Por, mund të shtoj edhe një gjë nëse ata mendojnë se ne lehtë do të heqim dorë prej asaj që ne mendojmë se është  jona dhe ata mendojnë se nuk është, përgjigjia ime është jeni mashtruar.  

 Vuçiqi ka theksuar se e ka njoftuar edhe patriarkun lidhur me cështjen e Kosovës pasi I duhet koordinimi me kishën në mënyrë që Serbia të jetë më e fuqishme.

ALEKSANDAR VUÇIQ, PRESIDENT I SERBISË 

Kemi jo vetëm një mirëkuptim të madh, por edhe pajtueshmëri për cështjen e Kosovës dhe unë I jam falenderues Shenjtëisë së Tij që ka pasur durim të më dëgjojë.  

Vuçiqi ka akuzuar kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, si të përfshirë në inskenimin e rrahjes së djalit të politikanit serb nga Kosova, Nenad Rashic, të cilin e ka quajtur inskenim. //KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia