close
Rajoni

VUÇIQ: NUK JAM OPTIMIST PËR KOMPROMIS ME KOSOVËN

Screenshot_6

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk është optimist për arritjen e një kompromisi midis Beogradit e Prishtinës, që do të sillte, siç tha ai, zgjidhje përfundimtare për Kosovën. Vuçiq i bëri këto komente në Soçi të Rusisë, pas takimit me presidentin rus, Vladimir Putin. Ai e falënderoi Putinin edhe për, siç tha, “qëndrimin parimor të Rusisë ndaj Kosovës”.

Dy presidenët iu drejtuan mediave, duke theksuar rëndësinë e përmirësimit të bashkëpunimit Serbi-Rusi në sferat ekonomike, politike dhe mbrojtëse. Takimi në Soçi vjen pasi shërbimet e inteligjencës në Beograd njoftuan muajin e kaluar se kanë zubuluar një operacion spiunimimidis agjentëve rusë dhe zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të ushtrisë serbe.

Por, Vuçiq u zotua se ky zbulim nuk do t’i rrezikojë marrëdhëniet “vëllazërore dhe miqësore” të Serbisë me Rusinë. Takimi i Soçit është i treti midis presidentëve të Rusisë dhe Serbisë këtë vit dhe i shtatëmbëdhjeti në përgjithësi, tha Presidenca e Serbisë. /Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia