close
Rajoni

VUÇIQ: NUK NEGOCIOJ PËR NJOHJE RECIPROKE

download (1)

Presidenti serb, Alleksandar Vucic, ka shkuar për të promovuar dronët e rinj që ushtrisë serbë I kanë arritur nga Kina. Por, ka shfrytëzuar rastin të cojë disa mesazhe për fqinjët nga Kroacia e deri ne Shqipëri. Vucic, I pyetur, për unionin doganorë dhe rrjetin energjetik dhe nëse kjo ka të bëjë me një llojë Shqipërie të madhe, ka thënë se ka porosi që nëse Kosova dëshiron të negocioj për njohjen më mirë mos të vijnë në takim.

“Meqë pas dhjetë ditësh pres vizita të rëndësishme dhe bisedime me liderët më të lartë të Evropës, jam ngopur duke dëgjuar marrëzitë e tyre të ndryshme pasi thonë që ne vijmë të bisedojmë për njohjen reciproke. Mos ejani pasi unë nuk vijë të flasim për këtë. I them edhe nënave dhe baballarëve të tyre politik dhe këtyre fatkeqëve poshtë që s’dinë c’të thonë”,tha Vuçiq.

Vucic, ka cuar edhe kritika në adresë të disa shtëteve të huaja, por pa saktësuar për kë e ka fjalën.

“Standaardet janë gjithmonë të ndryshme dhe jo vetëm të dyfishta, port ë shumëfishta dhe jam I lodhur me këto. Ata mendojnë se unë dua lavdërime nga ca media idiote që thonë se unë jam De Goll dhe I mencur dhe që s’jam diktatorë I madh që do thonë më vonë nëse nuk jam I dëgjueshëm. Mua më intereson vetëm populli im”,tha Vuçiq.

 

Shtypi serb ka raportuar gjërë për vizitën në Tiranë  të kryeministrit të Kosovës, Avdulla Hoti, me theks të vecantë takimin e ri në Uashington dhe deklaratën për njohje reciproke./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia