close
Top LajmeVendi

VUÇIQ, RAMA DHE ZAEV ME DEKLARATË TË PËRBASHKËT

FE7DBD79-3679-43DC-8C8C-6689097CA169

MBETEMI AKOMA TË PËRKUSHTUAR NË RRUGËN TONË DREJT BE-SË


Kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Zoran Zaev, së bashku me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, përmes një takimi onlain diskutuan për iniciativën “Shengeni Ballkanik”. Zaev, Rama dhe Vuçiq  pas takimit dolën me qëndrim të përbashkët, në të cilën thonë se Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia janë pjesë e Evropës, dhe sipas tyre, kjo çdo herë do të mbetet kështu.

Pas takimit të realizur në formë online në kuadër të nismës për bashkëpunim të përforcuar rajonal të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u përcaktua deklarata trepalëshe, “Ballkan Perëndimor Evropian’. Në deklaratën e tyre të përbashkët thuhet se Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia janë pjesë e Evropës, dhe sipas tyre, kjo çdo herë do të mbetet kështu.

Dështimi i vazhdueshëm i BE-së për të përmbushur premtimet e saj dhe paaftësia e saj për të ecur përpara me hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shkon kundër vullnetit evropian të vendeve tona dhe kundër interesave të vetë BE-së.Historia dhe e ardhmja jonë është evropiane dhe ne jetojmë në një rajon të rrethuar nga kufijtë e Bashkimit Evropian. Ne duam të shohim më shpejt, se katër liritë e BE – lëvizja e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit – po ushtrohen në të gjithë rajonin.

Ata apeluan deri tek kolegët tjerë në rajon të nënshkruajnë dhe zbatojnë marrëveshje të ngjashme, në mënyrë që vizioni i një hapësire të përbashkët politike dhe ekonomike në të gjithë Ballkanin Perëndimor të bëhet pjesë e tregut të vetëm.  

“Duke parë vështirësitë e shkaktuara nga vonesat në procesin e zgjerimit, ne besojmë se mënyrat e reja, fushat e politikave dhe instrumentet financiare ende mund të identifikohen, si dhe forcimi i atyre ekzistuese, duke përmirësuar kështu kontributin tonë në Evropë, marrëdhëniet tona me BE dhe gradual integrimi i rajonit në tregun e vetëm evropian”. 

Ata njoftuan se më 29 korrik do të takohen përsëri në Shkup për ta konfirmuar avancimin dhe për të nënshkruar marrëveshje që dalin nga zbatimi i detyrimeve nga Samiti i Berlinit, mes tre vendeve. Marrëveshje për bashkëpunim dhe ndihmë në rast të fatkeqësive natyrore, si dhe për lehtësimin e tregtisë, importin dhe eksportin mes mes tre vendeve. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia