Vuçiq: Situata në Kosovë nuk ka qenë kurrë më e ndërlikuar se sot

Presidenti i frikësohet reagimit të serbëve në Kosovë me nisjen e zbatimit të reciprocitetit

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçic ka deklaruar  se situata për popullin serb  në Kosovë  është shumë e ndërlikuar dhe komplekse.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Unë e di që pas shumë vitesh, dhe kjo ka ndodhur për dekada, shumë njerëz nuk duan as të dëgjojnë për problemet reale me të cilat po përballet vendi  dhe populli ynë. Kjo. Nuk kemi qenë kurrë në një situatë më të ndërlikuar sesa sot.”

Ai ju drejtua edhe serbëve në Kosovë duke thënë që nëse protestojnë kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës  për zbatimin e  reciprocitetit për  targat e makinave duhet ta bëjnë një gjë të tillë  në mënyrë paqësore.

“Lutja ime për të gjithë është të ruajmë paqen me çdo kusht, të kërkojmë nga shqiptarët të vijnë në vete dhe  kërkoj nga serbët që të mos bien pre e  provokimeve.”

Një ditë para aplikimit të masave të reciprocitetit për letërnjoftime dhe pasaporta me Serbinë, në komunat me shumicë serbe janë shtuar pankartat që bëjnë thirrje për mos-bindje ndaj institucioneve të Kosovës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se vendosja e pankartave me mbishkrime të ndryshme janë hasur në disa rrugë në fshatin Gazivodë të Zobin Potokut.

Tensionet midis Kosovës dhe Serbisë u rritën në shtatorin e vitit të kaluar, pasi Prishtina vendosi reciprocitet për targat, duke kërkuar nga shoferët e makinave me targat serbe, që te mbulonin simbolet shtetërore në targa, gjatë qarkullimit të tyre në Kosovë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share