close
Rajoni

VUÇIQ: TË TËRHIQEN FORCAT, REFUZOVA PROPOZIMIN E QUINT-it

70F3F4BD-CDF0-4D62-8409-45B8759F1090

“DO TË KETË MASA, POR SERBIA ËSHTË PËR RUAJTJEN E PAQËS DHE TË SIGURISË SË SERBËVE NË KOSOVË”


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Kosova duhet të ndryshojë vendimet e saja “të këqija” ose në të kundërtën, shteti i tij do të ndërmarrë masa, pa specifikuar se për çfarë masash bëhet fjalë. Këto komente Presidenti serb Vuçiq I bëri pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Serbisë, që u thirr për shkak të masës së reciprocitetit për targat, të vënë nga Qeveria e Kosovës. Ai bëri të ditur se ka biseduar në mëngjes me ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe tha se ka refuzuar idenë se si duhet të duket kompromisi.

ALEKSANDAR VUÇIQ – PRESIDENT I SERBISË

“E refuzova këtë zgjidhje për shkak se nuk është e kompromisit, por zgjidhje që do të nëncmonte Serbinë. Kjo është zgjidhje, me të cilën 70% e asaj që janë përpjekur ta bëjnë shqiptarët në linjën administrative, ata do ta harronin këtë, por do të vendosnin 20 deri 30% masa. Mora pëlqimin e Këshillit për këtë refuzim. E hodha poshtë këtë se jam I ngopur me politikat e aktit të kryer dhe në këtë mënyrë nuk mund të bisedoni me Serbinë.”

Qytetarët serbë edhe gjatë të martës kanë vazhduar protestën, duke bllokuar rrugët që çojnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Forcat e Policisë së Kosovës kanë qëndruar në gatishmëri gjatë gjithë natës, pas protestave lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për masë reciprociteti për targat e veturave të regjistruara në Serbi, që hyjnë në Kosovë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia