close
000_8QG9KR-750×500

GJERMANIA DHE SHTETET KRYESORE TE BE NE NJE LINJE ME SHBA-të


Presidenti Vuçiç  ka reaguar  mepermbajtje ndaj sanksioneve amerikane për liderin e serbeve të Bosnjes Milorad Dodik. Gjermania do tu propozojë shteteve anëtare të BE-së që të ndjekin një politikë unike me SHBA-të për politikanët e korruptuar nga Ballkani Perendimor të shpallur të padëshiruar nga administrata Biden.

 

BE-ja nuk ka ende një konsensus unanim, por priten sanksione individuale nga Gjermania dhe vende të tjera ndaj politikanëve të korruptuar të Ballkanit Perendimor.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë publikuar emrat e parë të personave dhe kompanive të sanksionuara në Bosnjë dhe Hercegovinë për krim, korrupsion dhe sulme ndaj shtetit. Pritet që lista të zgjerohet, por shumë vende të Bashkimit Evropian (BE) do të ndjekin procedurën e SHBA-së dhe, pavarësisht nga BE-ja, do të vendosin sanksione ndaj Milorad Dodik dhe personave fizikë dhe juridikë të lidhur me të.

Këshilli i BE-së do të mblidhet në mes të janarit, por nuk ka ne axhende ende qe të marrë vendim për sanksione në nivel organizate. Arsyeja është kryesisht mungesa e konsensusit paraprak për shkak të kundërshtimit të njohur më parë të Hungarisë, por edhe të disa vendeve të tjera që nuk janë pro sanksioneve ndaj Dodik dhe politikaneve të tjerë nga rajoni yne te shpallur te padeshiruar deri tani nga SHBA. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se këtë herë nuk do të ketë asnjë reagim nga Evropa.

Duke qenë se Shtetet e Bashkuara tashmë e kanë harmonizuar politikën e sanksioneve me BE-në dhe veçanërisht me disa vende, ka gjasa që lista e zezë për Dodikun dhe të tjerët të zgjerohet në shumë vende evropiane. Vendet që parashikohen që do të ndjekin sanksionet amerikane janë Britania e Madhe dhe nga BE-ja, Gjermania, Holanda, Belgjika, Luksemburgu, Italia, Austria, Spanja dhe Republika Çeke.

Shtetet baltike gjithashtu mund t’i bashkohen sanksioneve amerikane. Disa shtete anëtarë janë neutralë dhe disa janë kundër ndër to Hungaria e Spanja.

Dhe ndryshe nga sanksionet e mëparshme amerikane kundër Dodikut, të cilat drejtoheshin ekskluzivisht kundër tij dhe lidheshin me ndalimin e udhëtimit në SHBA dhe bllokimin e pronave në atë vend, tani historia është disi ndryshe. Sanksionet janë më të gjëra dhe zbatohen për disa kompani të lidhura, të cilat mund të kenë pasoja të konsiderueshme financiare.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock konfirmoi nga Washingtoni pas takimit me homologun Blinken se vendi i saj do të ndjekë politikën e sanksioneve të Shteteve  të Bashkuara.

“Përpjekjet për t’u shkëputur nga politika unike në këtë çëshjte janë të papranueshme ndaj unë do të loboj në rang të BE-se për të vendosur sanksione kundër zotit Dodik,” u tha gazetarëve Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock.

Pothuajse të njëjtat mesazhe vijnë nga Holanda. Dhe vendosja e sanksioneve kundër disa vendeve evropiane, veçanërisht në kontekstin e disa kompanive, mund të jetë një goditje e madhe për Dodik dhe bashkëpunëtorët e tij. Kjo është veçanërisht e vërtetë për sanksionet austriake apo gjermane.

Vuçiq për sanksionet: Serbia nuk është e lumtur, do të kem shumë pyetje për administratën amerikane Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar ndaj sanksioneve amerikane të vendosura ndaj anëtarit të Presidencës së BeH, Milorad Dodik, duke thënë se është i shqetësuar, por edhe se nuk është koha për reagime të nxituara. Vuçiq tha se ka ndërmend të bisedojë me Dodikun dhe Presidenten e Republikës Serbe, Zeljka Cvijanoviq dhe se kjo është një situatë e ndërlikuar që nuk është për reagim të shpejtë dhe të nxituar. “Me Dodikun do të flas më 10 ose 11 janar. Bëhet fjalë për gjëra të ndërlikuara, të cilat nuk janë për reagim të nxituar. Çfarë mund të them para të gjitha analizave tona – Serbia nuk është e kënaqur me sanksionet. Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj tyre  tha Vuçiq. Ai tha gjithashtu se ishte i shqetësuar për sanksionet dhe se do të kishte shumë pyetje për administratën e Shteteve të Bashkuara. Ne publikojmë detajet Dodik u sanksionua për korrupsion të lartë, ryshfet dhe sulme ndaj shtetit Kujtojmë se në shpjegimin e sanksioneve thuhet se Dodik është në listën e re të zezë amerikane për shkak të cenimit të stabilitetit, korrupsionit dhe rrezikimit të marrëveshjes së paqes./KlanMacedonia/.

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia