close
Rajoni

VUÇIQIT I NDALOHET VIZITA NË KOSOVË

DCE6989B-0D3C-456A-AC00-B701A89A12C7

SHKAK, ZBULIMI I VARREZËS MASIVE NË SERBI


Kosova ia ka ndaluar presidentit serb, Alleksandar Vucic të futet në territorin e saj pas një kërkese që kishte bërë për një vizitë në zonat ku jetojnë serbët. Kërkesa e Vuçiq drejtuar autoriteteve të Kosovës është bërë me 19 nëntor dhe kërkesën e ka paraqitur për vizitë bashkë me tre bashkëpunëtorë të tij.

Në kërkesë janë paraqitur të shkojnë ish shefi I zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, tashmë ambasadorë në Uashington I Serbisë, shefi I ri Petar Petkoviq dhe ministri aktual I punëve të brendshme Aleksandar Vullin I cili ofendon shqiptarët në vazhdimësi dhe ishte shkaktar I shkëmbimit të notave të protestave në mes të Serbisë dhe Shqipërisë. 

Thuhet se një prej arsyeve të refuzimit ishte zbulimi I varrezës masive me mbetjet mortore të shqiptarëve. Zyrtarisht nuk është bërë e ditur arsyeja e vizitës së tij dhe refuzimin nuk e kanë komentuar në Serbi, e cila ndodhet në tre ditë zie për shkak të vdekjes së patriarkut Irinej, të Kishës Ortodokse Serbe. /IDRO SEFERI – TV KLAN BEOGRAD/ 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia