Vulin: Edhe nëse e gjithë bota e njeh Kosovën, Rusia nuk do ta bëj këtë

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksander Vulin foli për gjasat që në një të ardhme Rusia ta njoh Kosovën.Sipas Vulin, “edhe nëse e gjithë bota e njeh Kosovën”, Rusia nuk do ta bëj këtë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Kështu ai tha duke komentuar deklaratat që po përsëriten të presidentit rus, Vladimir Putin për Kosovën“Duke njohur të ashtuquajturën Kosovë si shtet, Perëndimi përdori të drejtën e më të fortit, se rrahja ka dy skaje.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në Serbi, ligji ndërkombëtar u vra në agresionin e NATO-s në vitin 1999, dhe asgjë nuk do ta ringjallë atë në Ukrainë. Rusia po i referohet shembullit të Perëndimit, dhe ata që e dhanë atë shembull, vështirë se kanë një argument moral për ta dënuar atë për atë që ata vetë e vendosën si parim”, tha Vulin në një deklaratë me shkrim.

Sipas tij, “Rusia mund të dënohet nga ata që e kuptuan gabimin dhe e tërhoqën njohjen e Kosovës”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share