close
Top LajmeVendi

VULLNETARIZMI: NDIHMË NË KRIJIMIN E SHOQËRIVE MË KOHEZIVE

Screenshot_1

“Vullnetarët ndërtojnë komunitete të qëndrueshme”


Nën moton “Vullnetarët ndërtojnë kumunitete të qëndrueshme” u shënua 5 Dhjetori, Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit. Vullnetarët dhe vullnetarizmi në secilin shtet paraqesin potencial të madh njerëzor i cili në vazhdimësi mobilizohet në pajtim me nevojat, posedon njohuri dhe aftësi relevante të dobishme për komunitet.

Vlerat të cilat vullnetarët krijojnë dhe ndërtojnë në aktivitete e tyre janë të “paçmuеshme”, sepse posedojnë cilësi të veçantë që është i pasuruar edhe me dimensionin human.

Me mbi 10.500 anëtarë dhe 7.500 vullnetarë aktivë, tentojnë të jenë gjithmonë atje ku ka më shumë nevojë.

“Domethënë “Lojën” e ndihmojmë në shumë fushat, si ajo e edukimit dhe kulturës, varësisht në cili project duhet të punojmë.Për shembull Festivali i filmit Uach Out është pjesë e kulturës” tha Lili Torresani- Vullnetare

Nga Kryqi i Kuq theksojnë, që vitin e kaluar kanë asistuar 19.474 persona në raste të katastrofave, 6.792 persona janë përfshirë në programet për ulje e rreziqeve nga katastrofave. 50.217 persona janë përfshirë në programet parandaluese shëndetësore, 17.658 persona janë aftësuar për ofrimin e ndihmës së parë, 7.559 persona janë përfshirë në programet në inksuzion social, jo- dhunës dhe paqes, mbi 10.000 familje sociale janë mbështetur, janë ndihmuar mbi 15 mijë emigrant, janë grumbulluar mbi 55. 537 mijë njësi të gjakut dhe janë zbatuar shumë aktivitete programore dhe projektuese locale dhe rajonale për mbështetjen e më të rrezikuarve. /Lindita Aliu/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia