close
RajoniTop Lajme

Vuçiq në Ohër: Në Ballkanin e Hapur e mirëseardhur edhe Kosova

Screenshot_20220607-222848_Facebook

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në takimin e Ballkanit të Hapur që po mbahet në Ohër tha se në këtë inciativë është e mirëseardhur edhe Kosova. Ai mes tjerash shtoi se është i gatshëm të flas me Prishtinën dhe pa prezencën e të tjerëve, raporton KlanMaqedoni.

“Sa u përket dëshirave të të tjerëve për të hyrë në Ballkanin e Hapur, të gjithë janë të mirëpritur. Ju e quani Republikë ne e quajmë Kosovën ndryshe, por këto janë pyetje … dikush do të thotë se është kjo pyetja e vetme. Në rregull, ka një dialog të veçantë për atë, por nëse duam të zgjidhim problemet në interes të qytetarëve, të kemi majftueshëm miell, naftë e gaz e këto janë çështjet e Ballkanit të hapur, këto janë çështje që diskutohen edhe në dialogun e Bruskelit por unë nuk kam asnjë problem të flas me Prishtinën kudo qoftë dhe pa prezencën e të tjerëve”, deklaroi Aleksandar Vuqiç president i Serbisë.

Në takimin e Ballkanit të Hapur që po mbahet në Ohër marrin pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski ai i Shqipërisë Edi Rama. Në takim për herë të parë, merr pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në cilësinë e vëzhguesit dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Zoran Tageltija./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia