close
Sport

WADA MBYLL AGJENCINË ANTIDOPING NË KINË PARA OLIMPIADËS

WADA

Koronavirus po i fut frikën të gjithëve, aq sa Agjencia Botërore Antidoping (WADA) ka vendosur të mbyllë përkohësisht degën e saj në Kinë. Antidopingu kinez (Chinada) nuk do të funksionojë deri në një urdhër të dytë, lajm që konfirmohet nga autoritetet kineze të sportit.

Është një situatë emergjence, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm, për të mos i vënë në rrezik sportistët dhe njerëzit që bëjnë testet antidoping. Në e dimë rëndësinë e antidopingut, por prioritet tani për tani është shëndeti i njerëzve”, tha WADA.

Kjo masë për të mbyllur antidopingun në Kinë erdhi edhe për shkak të anulimit të mjaft eventeve sportive që do të zhvillohen aty, ndërkohë që pas disa muajsh nisin Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Në këtë laborator do të kryheshin shumica e testeve të Olimpiadës. Gjithsesi, Agjencia Kineze e Antidopingut do të nis gradualisht punën, kur situata me koronavirus të përmirësohet. /Agjencitë/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia