close
Sport

WADA: RUSIA PËRJASHTOHET NGA LOJËRAT OLIMPIKE VERORE E DIMËRORE

IOC

Sanksionet kundër Rusisë përfshijnë një seri masash


Agjencia Botërore Antidoping WADA, ka përjashtuar Rusinë, për 4 vite, nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Kupën e Botës, për manipulimin e të dhënave pozitive të dopingut, në laboratorin e saj në Moskë. Madje ky shtet e ka të ndaluar të organizojë edhe ngjarje ndërkombëtare sportive në vend gjatë kësaj periudhe.

Ekzekutivi i WADA-s, gjatë takimit të së hënës në Lozanë të Zvicrës, pranoi rekomandimet e Komitetit të tij të Shqyrtimit dhe të Pajtueshmërisë, i cili në një raport prej 26 faqesh arriti në përfundimin se autoritetet ruse manipuluan sërish, duke fshehur analizat pozitive të dopingut, të dhëna që WADA i kishte mbledhur, me shumë vështirësi, në laboratorin në Moskë janarin e kaluar. Rezultuan me qindra analiza të dyshimta të bëra, tashmë të zhdukura, në lidhje me kopjen që Grigory Rodchenkov, ish-drejtori i laboratorit të Moskës, tashmë i ndodhur në Shtetet e Bashkuara, i dorëzoi Agjencisë.

Vendimi është pranuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, IOC dhe është miratuar në mënyrë unanime nga 12 anëtarët e ekzekutivit të tij. Megjithatë, atletët që mund të dëshmojnë se janë të pastër nga dopingu do të garojnë nën një flamur asnjanës. Ndëshkimi nuk do të ndikojë në Kampionatin Evropian të Futbollit këtë vit, gjatë të cilin Shën Petersburg do të presë disa ndeshje, sepse është një turne kontinental. Rusia mund të apelojë në KAS brenda 21 ditësh, por ky organizëm zakonisht nuk i ndryshon vendimet e WADA-s për doping. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia