close
Top LajmeVendi

WASHINGTON POST: GRUPI I VELESIT SËRISH NË AKSION

Screenshot_6

Vidhet faqja e facebookut “Veteranët për Trump-in”


Faqja në Fejsbuk “Veteranët për Tramp-in”, ku ish-përfaqësuesit e shërbimeve ushtarake e kanë këshilluar dhe kanë debatuar me presidentin amerikan Donald Tramp, nga muaji mars i këtij viti, sic thuhet,  “është vjedhur nga një biznesmen në Maqedoninë e Veriut”, publikoi gazeta amerikane “Uashington Post”, kurse e transmeton  IRL.

Sipas gazetës amerikane Uashington Post, në këtë ngjarje është i përfshirë edhe vëllai i avokatit nga Velesi, Trajçe Arsov, për të cilin IRL dhe partnerët e Projektit për raportim për krim të organizuar dhe korrupsion dhe “Bazfid” publikuan se është pronari i vërtetë i ueb faqes më të popullarizuar nga e ashtuquajtura fabrikë e Velesit e lajmeve të rrejshme.

“Banorët e Velesit u bënë të njohur me zgjedhjet presidenciale në vitin 2016, për çka në vendet amë dhe në vendet tjera u hetuan për ndikim të mundshëm në fushatë, pas thirrjeve publike se ata e kanë ndihmuar Trampin ta fitojë garën presidenciale, duke përhapur gënjeshtra për kundërshtarët e tij dhe për propagandën konzervative në linjë të politikave të tij. Mjeti kryesor për përhapjen e  propagandës ishin faqet e fejbukut, prej të cilave disa arritën deri në 2 milionë ndjekës. Pas presionit të madh nga ana e opinionit, Fejsbuk i ka fshirë këto faqe. Por, si duket kanë gjetur mënyra të reja si të arrijnë te publiku i dëshiruar në SHBA”, shkruan “Uashington Post”.

Në vazhdim të tekstit, gazeta amerikane ka sqaruar në detaje si është vjedhur faqja e veteranëve amerikanë. Derisa kërkojnë përgjigje dhe luftojnë me administratën e Fejsbukun për ta kthyer faqen, veteranët zbulojnë se kompania “Ad Brejk”, në fakt është e regjistruar në Kumanovë, Maqedoni e Veriut. Ata në Fejsbuk kanë paraqitur marrje jomiqësore nga entitet i huaj”, ka publikuar “Uashtington Post”. /Klan Macedoni/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia