close
Teknologji

WHATSAPP: PËRSE SHFRYTËZUESIT KALOJNË NË PLATFORMA TJERA?

457D8CBA-DD39-4035-929B-C5175686D68A

WhatsApp-i,  shërbimi për shkëmbimin e mesazheve pronë e Facebookut, që ka më shumë se 2 miliardë shfrytëzues gjithandej botës, para pak kohësh publikoi kushtet e privatësisë, që shkaktoi ekzod masiv të shfrytëzuesve në platformat rivale, vecanërisht në “Telegram” dhe “Signal”.

Shfrytëzuesit jashtë Evropës që nuk do t`I pranojnë kushtet e reja para 8 Shkurtit do t`u shkurtohet qasja në këtë aplikacion.

WhatsApp-i thotë se ndryshimet vijnë për shkak të integrimit më të mirë me Facebookun, por ekspertët e fushës së teknologjisë dhe aktivistët për të drejtat e privatësisë së shfrytëzuesve kanë shfaqur shqetësime për shkak të dhënave të sigurisë.

Cilat janë ristë kur bëhet fjalë për privatësinë?

Sipas kushteve të reja të privatësisë, WhatsApp-i mban të drejtën për t`I shpërndarë të dhënat e shfrytëzuesve, duke llogaritur lokacionin dhe numrin e telefonit, me kompaninë simotër Facebook Inc dhe aplikimet tjera që janë pronë e saj – Instagramin dhe Messengerin.

Deri më tani, shpërndarja e të dhënave ishte opsionale, por pas 8 Shkurtit do të jetë obligative.

Ekspertët thonë se bëhet fjalë për veprimin që con drejt monetizimit të WhatsApp-it.

Përse largohen shfrytëzuesit?

Shumë shfrytëzues janë të shqetësuar për shkak të këtyre veprimeve, ngase Facebooku në të kaluarën ka pasur rezultate të dobëta kur është fjala për mbrojtjen e të dhënave.

Disa aktivistë u bëjnë thirrje shfrytëzuesve të WhatsApp-it dhe Tuitterit që të kalojnë në aplikacionet sikurse “Signal” dhe “Telegram”.

Cilat aplikacione rivale profitojnë?

Në dy ditët e fundit më shumë se 100.000 shfrytëzues kanë instaluar “Signalin”, derisa “Telegrami” ka shënuar thuajse 2.2 milionë shkarkime, ka njoftuar firma analitike “Sensor Tower”.

Instalimet e reja të ËhatsApp-it kanë rënë për 11% në shtatë ditët e para të vitit 2021, por edhe më tej shënojnë 10.5 milion shkarkime gjithandej botës – thonë të dhënat e “Sensor Tower”.

Edhe “Telegrami” dhe “Signali” janë aplikacione që shfrytëzojnë enkripcionin, që siguron privatësi më të mirë dhe nuk u lejojnë personave jashtë platformave të shohin përmbajtjet e mesazheve.

Çka është duke bërë WhatsApp-i?

Kompania tentoi t`I bind shfrytëzuesit se WhatsApp-i e as Facebooku, nuk mund t`I sheh mesazhet e tyre private e as t`I dëgjojë bisedat telefonike

“Nuk I ruajmë mesazhet apo thirrjet. Nuk mund ta shohim lokacionin që shpërndani. Njëjtë edhe Facebooku” – thonë ata.

Por, të dhënat tjera, sic janë xhirimet e bisedave, lokacioni, informacionet financiare, mund të shpërndahen nëse shfrytëzoni WhatsApp-in. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia