close
Sport

WILDER: DUA SFIDËN ME JOSHUA

Wilder – Ortiz

Lufta Wilder – Ortiz do të mbahet në Nju-Jork më 3 mars


Boksieri amerikan Deontay Wilder ka konfirmuar dëshirën dhe objektivin e tij për një duel të madh në sportin e boksit, duke zgjedhur si rival për këtë përballje, kampionin amerikan të peshave të rënda, Anthony Joshua. Një përballje titanësh, që me shumë gjasa mund të ndodhë në vjeshtën e këtij viti, teksa në mars, të dy boksierët do të mbrojnë titujt kampionë bote.

Wilder do të mbrojë titullin më 3 mars ndaj kubanezit Luis Ortiz, ndërsa Joshua më 31 mars do të duelojë ndaj neo-zelandezit Joseph Parker, një përballje që do të sjellë unifikimin e titujve kampionë. “Dueli i madh i peshave të rënda që unë synoj është mes meje dhe Joshua. Kjo është ajo që unë dua. Kam dy vjet që e ftoj në një duel. Shumë njerëz shprehen se ai tani ka nisur të jetë profesionist, por unë jo, kam vite”, u shpreh Wilder.

Ai do të duelojë në Nju-Jork ndaj Ortiz me 3 mars, ndërsa sfida mes Parker dhe Joshua do të zhvillohet në Kardif. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia