close
Showbiz

“WONDER” NË VENDIN E PARË TË BILLBOARD

484E7BD5-00DB-406A-A2F6-F1E44700F91D

SHAWN MENDEZ I MERR FRONIN E TAYLOR SWIFT DHE ARIANA GRANDE


Shawn Mendez është renditur në krye të klasifikimeve të Billboard duke rrëzuar nga froni Taylor Swift dhe Ariana Grande. Albumi i tij Wonder ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm duke u vlerësuar si ndër 200 albumet më të mira përgjatë këtij vitit. Kënga “Wonder”, e cila ka të njëjtin emër si albumi, është vendosur në krye të toplist-ës si ndër 100 këngët më të mira dhe të realizuara më bukur në Shtetet e Bashkuara në Amerikë. Ai është i shoqëruar edhe me një dokumentar të Netflix-it, “In Wonder” me regji të Grant Singerit dhe i cili sjellë pamje nga prapaskenat e koncerteve të Mendesit dhe intervista personale të këngëtarit.

Ndërsa hiti “Monster” të cilin Mendes e solli në bashkëpunim me këngëtarin kanadez, Justin Bieber, renditet në vendin e 8 të kësaj toplist-e. Në vendin e dytë të Billboard 2020 renditet ylli i muzikës latine, Bad Bunny, me albumin e tij të fundit “El Ultimo Tour del Mundo” .

Në vendin e tretë pozicionohet këngëtarja, Ariana Grande, me albumin e ri “Positions” i cili arriti të shitet afërsisht 55 mijë kopje. “All i Want for Christmas Is You “ e Mariah Carry  ndodhet në vend të katërt si një ndër këngët më të shkarkuara gjatë këtij muaji. /KlanPlus

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia