close
Bota

WORLDMETER PËR PËRMASAT E KORONAVIRUSIT

6FD657B0-5D70-462D-A00C-F83AD280A89C

MË KEQ NË SHBA, BRAZIL, INDI E FRANCË


Portali prestigjioz i statistikave Wordlmeter njofton se aktualisht në mbarë botën rezultojnë të prekur nga koronavirusi 22.985.650 veta kurse nga paraqitja e pandemisë numri i të infektuarëve nga COVID-19 ka shkuar në gjithësej 133.734.432 raste. Raportohet se deri në orën nëntë të kësaj të enjteje numri i viktimave ka arritur në 2.902.077 veta, kurse i atyre që kanë fituar luftën me koronavirusin ësht 107.846.705. Radio Evropa e Lirë citon shpjegimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sipas së cilës të dhënat për numrin e personave të shëruar nuk janë të sakta për shkak se të gjitha vendet nuk paraqesin listat e plotësuara.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku deri tani rezultojnë 31.637.243 të prekur dhe 572.849 viktima. Pasojnë Brazili me 13.197.031 të prekur dhe 341.097 raste fatale, India me 12.928.574 të infektuar dhe 166.892 viktima, Franca  me 4.841.308 të prekur dhe 97.722 të vdekur dhe Rusia me 4.606.162 të infektur dhe 101.480 raste fatale./Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia