close
Top LajmeVendi

XHAFERI: SEANCA PËR BESIMIN E QEVERISË – TË ENJTEN

Sobranie-na-RM-02-Custom

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se është parashtruar Kërkesë për votimin për besimin ndaj Qeverisë dhe e njëjta është arkivuar nga shërbimet përgjegjëse.

“Kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi, në pajtim me Nenin 215, paragrafi 2 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, do e caktojë seancën për kërkesën e parashtruar për votim të besimit ndaj Qeverisë dhe e njëjta do të mbahet ditën e tretë nga dita e parashtrimit të pyetjes për besimin ndaj Qeverisë , respektivisht e enjte (11.11.2021), në ora 11.00h. Sipas Nenit 215, paragrafi 3 i Rregullores së Kuvendit, afati për caktimin e seancës fillon të rrjedhë prej ditës së ardhshme, të parashtrimit të pyetjes për besimin ndaj Qeverisë”- thuhet në komunikatën e Kuvendit, duke shtuar se për të gjitha hapat dhe procedurat, si edhe deri tani, përfaqësuesit e mediumeve do të informohen përmes shërbimeve përgjegjëse në Kuvend.

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia