Xhaferi takohet me Marin: RMV-ja e vlerëson mbështetjen e Finlandës në fushën e eurointegrimeve

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot ka takuar kryeministren e Republikës së Finlandës, Sana Marin.

Xhaferi theksoi se Maqedonia e Veriut e vlerëson mbështetjen e Finlandës në fushën e eurointegrimeve dhe parimin e saj se problemet bilaterale me Republikën e Bullgarisë nuk duhet të jenë pengesë për procesin integrues.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ai theksoi se me Finlandën ndajmë të njëjtat angazhime politike dhe kemi marrëdhënie shumë të mira, si në planin bilateral ashtu edhe multilaterale. Pohoi se Maqedonia e Veriut i mbështet aspiratat e Finlandës për anëtarësim në NATO dhe e pohoi gatishmërinë e Kuvendit ta ratifikojë Protokollin qasës për anëtarësimin e Finlandës në NATO sa më shpejt të jetë e mundur.

Siç kumtoi pres-shërbimi i Kuvendit, Xhaferi shprehu dëshirën për përmirësimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat dhe shprehu gatishmërinë për ngritjen e marrëdhënieve parlamentare në nivelin e kryetarëve të Kuvendit, grupeve të deputetëve dhe formave të tjera të bashkëpunimit ndërparlamentar.

Kryeministrja e Finlandës shprehu kënaqësinë për vizitën e saj në Maqedoninë e Veriut dhe vlerësoi përkushtimin dhe qëndrueshmërinë e vendit në zbatimin e reformave dhe përpjekjeve për fillimin e negociatave për anëtarësim sa më shpejt.

Ajo e përsëriti mbështetjen e Finlandës në këtë kontekst.

“Lidhur me aderimin e Finlandës në NATO, kryeministrja Marin theksoi unitetin e popullit dhe elitave politike të Finlandës për këtë çështje dhe vendosmërinë e Qeverisë për të hequr të gjitha pengesat për anëtarësimin e plotë në negociatat me Turqinë”, thuhet në kumtesë.

Ajo i theksoi edhe marrëdhëniet e suksesshme të deritanishme të Finlandës me Aleancën dhe renditi aftësitë ushtarake të Finlandës që të kontribuojnë në ngritjen e aftësive mbrojtëse të NATO-s në krahun lindor.

Në fund, të dy bashkëbiseduesit e konfirmuan gatishmërinë e dy vendeve, të cilat ndajnë të njëjtat vlera demokratike, të punojnë së bashku në zgjidhjen e sfidave aktuale të kontinentit dhe për një të ardhme më të mirë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share