close
BotaTop Lajme

XHO BAJDEN U BË PRESIDENTI I 46-të I SHBA-ve

ADFCB7DF-C672-428C-97F1-615241320876

BAJDEN: FESTOJMË FITOREN E NJË KAUZE TË DEMOKRACISË


 Demokrati, Joe Biden, bëri betimin si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Ceremonia e inaugurimit sivjet ishte ndër më të pazakonshmet në historinë e Shteteve të Bashkuara. Ajo u zhvillua nën masa të pashembullta të sigurisë, të cilat pasojnë dhunën e 6 janarit në ndërtesën e Kongresit. Ish-presidenti, Donald Trump, nuk mori pjesë në ceremoni, por aty ishte ish-nënpresidenti, Mike Pence.

 

“Betohem solemnisht se do ta përmbush me besnikëri detyrën time si president i Shteteve të Bashkuara dhe se do ta ruaj dhe mbroj më së miri Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”, tha Biden teksa u betua para gjykatësit të Gjykatës Supreme, John Roberts. Në fjalimin e tij të parë si president, para Kongresit amerikan, Biden përçoi mesazhe uniteti dhe vlerësoi demokracinë amerikane.

XHO BAJDEN – PRESIDENT I SHBA-ve

“Tani, në këtë tokë të shenjtë, ku vetëm pak ditë më parë dhuna synoi të trondisë vetë themelin e Kongresit, ne bëhemi së bashku si një komb, nën Zotin, për të kryer transferimin paqësor të pushtetit siç e kemi bërë për më shumë se dy shekuj. Amerika është provuar dhe është ngritur ndaj sfidave. Sot, ne festojmë jo fitoren e një kandidati, por të një kauze, një kauze të demokracisë”

Pak para Bajdenit, ish-senatorja Kamala Haris, u bë Zv/Presidente, funksionin më të lartë që e ka pasur një grua në historinë e SHBA-ve.

Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë tre ish-Presidentë, Barak Obama, Xhorxh Bush I Riu dhe Bil Klintoni.

Ish-Presidenti Donald Tramp injoroi traditën e vjetër 152 vjecare dhe nuk mori pjesë në këtë ceremoni. Ai shkoi në pronën e tij në Florida. Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kanë njoftuar se Trampi I ka lënë një letër për trashëgimtarin e tij Bajden. Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë ish-Zv/Presidenti Majk Pens.

Vlen të përmendet se himni amerikan u interpretua nga këngëtarja e njohur botërore Lejdi Gaga.

Këtë vit për shkak të pandemisë, mungoi turma e vizitorëve për të ndjekur drejtpërdrejtë ceremoninë e inaugurimit.

Në vend të tyre ishin vendosur 200 mijë flamuj të SHBA-ve, të shteteve federale dhe territoreve. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia