close
RajoniTop LajmeVendi

XHOZEF: E PALEJUESHME TOLERANCA E BE-së NDAJ VETOS BULLGARE

00c30000-0a00-0242-feb1-08d988e1553b_w1597_n_r1_st

“AFRIMI RAMA – VUÇIQ NUK ËSHTË I SHËNDETSHËM”


Bashkimi Evropian nuk bëri asgjë dhe me këtë I lejon Bullgarisë, që ta ndalojë Shkupin zyrtar të negociojë me Brukselin. Kështu ka thënë për Radion Evropa e Lirë, profesori në Universitetin “Xhon Hopkins” në Uashington dhe njohësi I çështjeve të Ballkanit, Edvard Xhozef, I cili thotë se lodhja nga zgjerimi I BE-së është një dhuratë për Presidentin serb, Aleksandar Vuciq.

EDVARD XHOZEF – UNIVERSITETI XHON HOPKINS, UASHINGTON

“BE-ja nuk bën asgjë, sikurse edhe Gjermania gjatë kryesimit, me çka I lejohet Bullgarisë që ta ndalojë Shkupin të negociojë me Brukselin. Vuçiqi mund të thotë se RMV-ja, madje ndryshoi edhe emrin për ta zhbllokuar rrugën eurointegruese, kurse Sofja zyrtare tani e bllokon. Ka të drejtë Vuçiqi kur e thotë këtë. Çështja është se si të zgjidhet ky problem?”

Sipas Xhozefit, sa më shumë tensione të ketë në Ballkan, nisma sikurse “Bota serbe”, tensione në Mal të Zi dhe cënimi I integritetit të Bosnjë e Hercegovinës, aq më pak do të jetë I gatshëm opinioni evropian ta miratojë anëtarësimin e vendeve Ballkanike. Ai në intervistën për Radion Evropa e Lirë vlerëson se afrimi midis Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, nuk është e “shëndetshme”.

EDVARD XHOZEF – UNIVERSITETI XHON HOPKINS, UASHINGTON

“Pengesa kryesore për rritjen ekonomike të rajonit është e natyrës politike. Për këtë shkak ka rezistencë nga Kosova, Mali I Zi dhe B e H për t`u kyçur na “Ballkanin e Hapur”. Nëse kjo nismë ishte aq e mirë për të bërë para, të gjitha këto vende do të kyçeshin. Një afrim I këtillë I Ramës me Vuçiqin nuk është e shëndetshme”

Xhozef ka thënë se Serbia nuk mund të jetë kandidat I vërtetë për anëtarësim në BE, derisa partneri më I afërt I saj është Hungaria me regjim joliberal. Sipas tij, Perëndimi toleron një sjellje të këtillë të Serbisë për shkak të ndikimit mbi Kosovën, për shkak se pesë vende anëtare të BE-së, prej të cilëve katër janë në NATO, nuk e njohin Kosovën. Nëse Spanja, Greqia, Rumania dhe Sllovakia do ta njihnin Kosovën, Serbia do të mbetej pa instrumentin – vlerëson Edvard Xhozef për Radion Evropa e Lirë./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia