close
Sport

XHUDO: DISTRIA KRASNIQI MË E MIRA NË BOTË

xhudoooooooo

DRITON KUKA SHPALLET TRAJNERI MË I MIRI NË BOTË


 

Distria Krasniqi, e kush tjetër, shpallet xhudistja më e mirë në botë, në një ceremoni që u organizua nga Federata Botërore e Xhudos. Driton Kuka  u shpall trajneri më i suksesshëm në botë.

 

Kampionja olimpike në kategorinë -48 kg, mposhti një konkurrencë të fuqishme duke marrë më së shumti vota.

Disi është sikur në qiellin e shtatë, duke fituar epitetin e më të mirit në botë.

Distria Krasniqi ka qenë në garë me Clarisse Agbegnenou, Abe Uta, Anna Maria Wagner dhe Jessica Klimkait.

Krenaria e kombit shqiptar, pati një vit mjaftë të suksesshëm kudo, duke fituar titullin e kampiones olimpike dhe kampionit të Evropës.
Ajo kudo që garoi ishte e papërmbajtshme duke treguar klasin e saj botëror.

Është prej sportisteve të rralla, ka një teknikë të përsosur dhe me mjeshtrit e saja shumë herë la pa fjalë kundërshtaret..

 

Po në të njëjtën ceremony trajneri Driton Kuka  është  shpallur trajneri më i mirë në botë  në një konkurrencë  me  trajnerët nga shtetet  më të fuqishme  në botë. Kuka është trajneri i parë shqiptar, që shpallet më i miri në botë.  “Çmimi është kurora e çdo suksesi deri tash.Federata Botërore me nominoj ndër 5 më të mirët e votuesit më të shumtë janë populli ynë Shqiptar.Dhe këtë çmim ia dedikoj popullit tonë të mrekullueshëm”,  ka deklaruar  Driton Kuka./ KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia