close
Sport

XHUDO: ELIMINOHET MAJLINDA KELMENDI NË RAUNDIN E PARË

7EBE163E-9BA1-4FFC-834F-7779E773F12F

Majlinda Kelmendi ka dështuar ta tregojë suksesin që e arriti në Lojërat Olimpike  të vitit  2016.

Ajo në “Tokyo 2020” u eliminua që në raundin e parë nga xhudistja hungareze, Reka Pupp në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Një waz-ari i marrë në shënim të artë, bëri që Kelmendit t’i ndalet synimi për të fituar një tjetër medalje olimpike.

Kështu, kampionia olimpike e Rio 2016, nuk arrin të vazhdojë tutje garat e xhudos në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së Kelmendit, ka reaguar nëpërmjet një postimi edhe trajneri i saj Drilon Kuka, i cili zbulon ndër të tjera se disa dëmtime nuk e kanë lënë xhudisten të stërvitet ashtu si duhet për këto Lojëra Olimpike.

Krenaria e veprimtarisë time… Majlinda të falënderoj për jetë! Do jesh gjithmonë Kampione Olimpike, Botërore e Evropiane! Sot mos u hidhëro, pasi puna e sakrifica,djersa e gjaku që ke derdhur për veten tande,për mua,familjet tona,popullin Shqiptar, t’u ka shpërblyer gjatë karrieres.  Mos u hidhëro se e arta e Disit është e të gjithë neve, e ekipit tonë. Mos u hidhëro sot të lutem,kokën lartë se aq shumë gëzime i ke dhuruar popullit Shqiptar! Zoti të ka shpërblyer punën tande,lëndimet ishin sfida që aq shumë të munduan ty fizikisht e mua shpirtnisht. Kokën lartë Majlinda! Krenar me ty deri në frymën time të fundit”, shkroi trajneri Kuka në rrjetet sociale.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia