Xhudo: Kosova vazhdon ta lë prapa Serbinë

Kur po hyjmë në ditën e tretë të garave të xhudos në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë, Kosova vazhdon të qëndrojë lart në renditjen e përgjithshme.

Në sportin e xhudos, Kosova dje ishte e para me katër medalje gjithsej, dy të arta dhe dy të bronzta, e ndjekur nga Serbia në vendin e dytë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërkohë, edhe sot, Kosova vazhdon të jetë para Serbisë në sportin e xhudos, por kësaj radhe ajo gjendet në vendin e dytë, kurse e para tani është Spanja.

Spanja ka dy të arta, një të argjendtë dhe dy të bronzta. Kurse, në pozitën e tretë është Serbia me një të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë.

Kosova sot mund ta rrëmbejë vendin e parë, pasi në program janë Loriana Kuka dhe Shpati Zekaj.

Ka shpresa të mëdha që Kuka sot të stoliset me medalje, e cila do të ishte e gjashta gjithsej për Kosovën dhe e pesta në sportin e xhudos në Lojërat Mesdhetare të këtij viti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share